Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë
Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg The post Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 1 shkurt në Strasburg të Francës.
Mëngjesin e 1 shkurtit, policia franceze ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi nga Kosova.
Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin S. Haxhiaj. Raportohet se ai ka qenë duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit francez, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg.
Haxhiaj kishte një mik dhe kalonte natën me të. Pikërisht miku e gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Burri nga Kosova kishte bërë një kërkesë urgjente më 24 janar për strehim, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk ka marrë një përgjigje.
The post Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë appeared first on Albinfo.