“Një skuadër, një shpirt, një komb”, fanellat e reja të Shqipërisë

Federata e Futbollit në Shqipëri, këtë të premte ka prezantuar fanellat e reja të kombëtares për kualifikueset e Botërorit 2026. “E ndërtuar me detaje që pasqyrojnë bukurinë, natyrën dhe shpirtin e pasur shqiptar, një fanellë që mban lart guximin historik të Skënderbeut, duke na kujtuar traditat tona më të thella, me kundërshtarin në mes, përballë […] The post “Një skuadër, një shpirt, një komb”, fanellat e reja të Shqipërisë appeared first on Albinfo.

“Një skuadër, një shpirt, një komb”, fanellat e reja të Shqipërisë

Federata e Futbollit në Shqipëri, këtë të premte ka prezantuar fanellat e reja të kombëtares për kualifikueset e Botërorit 2026.

“E ndërtuar me detaje që pasqyrojnë bukurinë, natyrën dhe shpirtin e pasur shqiptar, një fanellë që mban lart guximin historik të Skënderbeut, duke na kujtuar traditat tona më të thella, me kundërshtarin në mes, përballë syve të shqiponjës”, ka shkruar federata.

Federata ka treguar edhe kuptimin që kanë ndryshimet në fanellë.

“Me shqiponjën që simbolizon zemrën, bashkimin, krenarinë, pak dinakëri dhe një pasion të thellë për lojtarët tanë, heronjtë modernë që vijnë nga katër anët e botës do të përfaqësojnë me krenari Shqipërinë me këtë fanellë”, sqarohet tutje.

 

The post “Një skuadër, një shpirt, një komb”, fanellat e reja të Shqipërisë appeared first on Albinfo.