Një tërmet i fuqishëm mbi 5 ballë godet Kroacinë
Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar 26 kilometra nga Gospiqi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarje. Thellësia e tërmetit është regjistruar në 10 kilometra. Dridhje të fuqishme janë ndjerë në zonën përreth Zadarit, Posedarjes dhe në pjesë [...]Read More...

Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar 26 kilometra nga Gospiqi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarje. Thellësia e tërmetit është regjistruar në 10 kilometra.
Dridhje të fuqishme janë ndjerë në zonën përreth Zadarit, Posedarjes dhe në pjesë të Likes.
Qytetarët raportojnë se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa ata janë larguar nga shtëpitë e tyre.
“Po dridhej fort edhe në Shibenik”, tha një qytetar kroat.
Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupes, Prijedorit dhe Banja Lukës, ndërkohë disa qytetarë raportojnë se lëkundjet i kanë ndjerë edhe në Zenicë, Mostar dhe Sarajevë.
Pak minuta pas të parit, në Kroaci u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 2.5 ballë. Ai u regjistrua 87 kilometra nga Spliti në një thellësi prej 15 kilometrash.