Një yll dhe 40 milionë euro, Rafael Leao pritet të transferohet te Barcelona
Rafa Leao do jetë në qendër të merkatos së verës, duke qenë se Milan është i gatshëm të heq dorë prej yllit portugez, nëse i vjen një ofertë bindëse. Barcelona është një nga klubet e mëdha që po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit portugez. Fichajes raporton se propozimi i klubit katalanas për të bindur […]

Rafa Leao do jetë në qendër të merkatos së verës, duke qenë se Milan është i gatshëm të heq dorë prej yllit portugez, nëse i vjen një ofertë bindëse.
Barcelona është një nga klubet e mëdha që po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit portugez.
Fichajes raporton se propozimi i klubit katalanas për të bindur Milan-in do të përfshijë edhe Ferran Torres, përveç shumës prej 40 milionë eurosh.
Sulmuesi spanjoll mund të ishte një përforcim i goditur për Milan-in, duke ditur aftësitë e tij, edhe pse te Barcelona nuk ka arritur dot të fitojë një vend të garantuar titullari, por sa herë i është dhënë hapësira, i ka treguar vlerat e tij.
Propozimi i klubit katalanas duket interesant për kuqezinjtë, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat në javët në vijim, duke ditur që për Rafa Leao-n interesohen dhe klube të tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City, Arsenal etj.