Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

16 persona u shoqëruan në polici gjatë aksionit të sotëm që u zhvillua në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq. Nga 16 të arrestuarit,  13 prej tyre me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, […] The post Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve appeared first on Albinfo.

Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

16 persona u shoqëruan në polici gjatë aksionit të sotëm që u zhvillua në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Nga 16 të arrestuarit,  13 prej tyre me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Në mesin e të arrestuarve që u është caktuar masa e ndalimit është edhe një zyrtar policor, kongirmon Inspektorati Policor i Kosovës.

IPK ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit është rekomanduar suspendimi.

“Në mesin e të arrestuarve që u është caktuar masa e ndalimit është edhe një zyrtar policor (i cili ka qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut) i cili dyshohet për veprën penale e paraparë me nenin Neni 364 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Si pjesë e procedurave të natyrës administrative, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarin policor të dyshuar dhe të arrestuar në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

The post Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve appeared first on Albinfo.