“Njerëzit shpikin për t’u viktimizuar” – Egli dhe Gjesti hedhin akuza të forta, agravon debati me Laertin

Egli dhe Gjesti kanë vënë në dyshim deklaratën e Laertit se ishte abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare, duke e konsideruar një histori të shtirur. Kjo gjë ka sjellë një debat të ashpër gjatë prime-t të “Big Brother VIP”, ku Laerti ka mbetur i habitur nga këto deklarata. Fillimisht ka qenë Egli ajo e cila ka…

“Njerëzit shpikin për t’u viktimizuar” – Egli dhe Gjesti hedhin akuza të forta, agravon debati me Laertin
Egli dhe Gjesti kanë vënë në dyshim deklaratën e Laertit se ishte abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare, duke e konsideruar një histori të shtirur.

Kjo gjë ka sjellë një debat të ashpër gjatë prime-t të “Big Brother VIP”, ku Laerti ka mbetur i habitur nga këto deklarata.

Fillimisht ka qenë Egli ajo e cila ka debatuar ashpër me Laertin, e më pas situata është tensionuar.

Laerti: Gjesti kur ka hyrë në këtë shtëpi ka përdorur një fjalë me shaka, dyfytyrësh, kjo karakterizon më së miri Eglin dhe Gjestin. Të vinin të ma thonin mua. Mund të sjell një njeri nga jashtë që e di shumë mirë këtë histori. Me Eglin dhe Gjestin kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë këto dit, e kuptoj që për këtë garë mund të thuhen shumë gjëra, por që të arrish deri këtu do të thotë që nuk ke shpirt.

Egli: Unë nuk mundem ta vërtetoj kurrësesi… të lutem.

Laerti: Mos m’u lut fare. Trup të të vijë që dyshon këtë gjë. Kështu ke folur edhe për njollat Egli, hajde se kështu na surprizon me gënjeshtrat e tua.

Egli: Ne fakt kjo ishte një hije dyshimi e imja sepse është një gjë e paprekur. Unë nuk kam se si ta faktoj. Unë se kam thënë në mënyrë absolute që është gënjeshtër, por thash nuk e di pse kam dyshime. Nuk ke si e vërteton.

Laerti: Kam se si e vërtetoj po të them, të të vijë turp. Nuk le gjë pa bërë.

Pas këtij debati, ka ndërhyrë edhe Gjesti, duke e tensionuar edhe më tej situatën. Si Laerti ashtu edhe Gjesti kanë shpërthyer në tone të ashpra.