Njohësi i çështjeve të ekonomisë: ZRRE duhet të rregullojë çmimet, jo t’i rrisë ato
Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve të ekonomisë, ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ndikimin që kjo do të ketë për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe skemat sociale. Ai ka theksuar se rritja prej 16.1% do të ketë pasoja të rënda, duke përfshirë dobësimin e fuqisë blerëse, shtrenjtimin e produkteve bazë dhe varfërimin

Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve të ekonomisë, ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ndikimin që kjo do të ketë për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe skemat sociale. Ai ka theksuar se rritja prej 16.1% do të ketë pasoja të rënda, duke përfshirë dobësimin e fuqisë blerëse, shtrenjtimin e produkteve bazë dhe varfërimin e shportës së konsumatorit.
‘’ Kjo rritje prej 16,1% sigurisht që do të ketë ndikim negative sidomos tek pensionerët e skemat sociale por ndikon dhe tek ekonomitë familjare , pastaj dobësohet fuqia blerëse shtrenjtohen produktet bazike dhe kështu varfërohet shporta e konsumatorit’’, tha Bellaqa.
Sipas Bellaqës, energjia elektrike do të duhej të kishte çmime të përballueshme, të përcaktuara sipas kostos direkte të rajonit. Ai ka kërkuar që ZRRE të rregullojë çmimet dhe të shmangë rritjen e tyre, pasi kjo do të dëmtojë më tej ekonominë familjare.
‘’Energjia do të duhej të ishte në bazë të rajonit sipas kostos direkte , ZRrE duhej ti rregullojë çmimet jo ti caktoj rritje, çmimet duhet të përshtaten dhe të mos e dëmtojnë ekonominë familjare ‘’, deklaroi Bellaqa.