Njohësi i çështjeve të sigurisë: Vizita e Rutte do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për FrontOnline, deklaron se vizita e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë do të forcoj lidhjes ndërmjet Kosovës dhe kësaj aleance ushtarake. ‘’Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Vizita e Rutte do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për FrontOnline, deklaron se vizita e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë do të forcoj lidhjes ndërmjet Kosovës dhe kësaj aleance ushtarake.

‘’Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të saj. Në anen tjerer Sekretari i NATO-s do të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për një zgjidhje paqësore në këtë fazë të ndyshimeve gjeopolitike’’ thotë ai.

Shala ka theksuar katër pikat kryesore që sipas tij ka impakti i ardhjes së Rutte në Kosovë.

‘’Mbështetje për KFOR-in: Ardhja e Rutte-it do të sjellë një vlerësim për rolin kyç që KFOR ka luajtur në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë pas luftës së vitit 1992’’ thotë ai.

Tjetër pike e rëndësishme sipas tij është edhe përforcimi i mardhënieve me Kosovën.

 ‘’Përforcimi i marrëdhënieve me Kosovën: Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar angazhimin për të vazhduar mbështetje në këtë drejtim’’ deklaroi Shala.