Njohësi i ekonomisë kritikon rritjen e çmimit të energjisë: Goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve

Njohësi i ekonomisë, Artan Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% nga ZRrE, duke e cilësuar atë si një barrë të re mbi qytetarët dhe bizneset në një periudhë të vështirë ekonomike. “Rritja prej 16% e çmimit të energjisë elektrike është goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve

Njohësi i ekonomisë kritikon rritjen e çmimit të energjisë: Goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve


Njohësi i ekonomisë, Artan Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% nga ZRrE, duke e cilësuar atë si një barrë të re mbi qytetarët dhe bizneset në një periudhë të vështirë ekonomike.

“Rritja prej 16% e çmimit të energjisë elektrike është goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve në një kohë kur standardi i jetesës është në rënie dhe ekonomia është në ngërç”, deklaroi Muhaxheri.

Sipas tij, përgjegjës për këtë situatë është Qeveria dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Kjo është pasojë direkte e paaftësisë së Qeverisë për të menaxhuar sektorin e energjisë dhe e një ZRRE-je që, në vend se të mbrojë konsumatorin, po shndërrohet në zyrë noterizuese të kërkesave për rritje çmimesh”, u shpreh ai për FrontOnline

Muhaxheri paralajmëron për pasoja të shumta sociale dhe ekonomike nga ky vendim.

“Pasojat janë të shumta: rritje e varfërisë, tkurrje e konsumit, dëmtim i sektorit privat dhe rrezikim i stabilitetit social”, tha ai.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e vizionit afatgjatë nga ana e institucioneve përgjegjëse.

“Në vend se të ofrojnë zgjidhje afatgjata dhe investime në kapacitete prodhuese të qëndrueshme, Qeveria po i mbulon dështimet me barrë të reja për qytetarët”, përfundoi Muhaxheri./FrontOnline/