Njohësi i ekonomisë: Rritja e çmimit të energjisë e papërballueshme për familjet dhe bizneset

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka reaguar për “Front Online” lidhur me mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë, duke e cilësuar atë si një hap të papërballueshëm për ekonomitë familjare. Ai tha se kjo rritje do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të artikujve bazikë. “Kjo është e papërballueshme për ekonomitë familjare

Njohësi i ekonomisë: Rritja e çmimit të energjisë e papërballueshme për familjet dhe bizneset


Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka reaguar për “Front Online” lidhur me mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë, duke e cilësuar atë si një hap të papërballueshëm për ekonomitë familjare.

Ai tha se kjo rritje do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të artikujve bazikë.

“Kjo është e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset. Kjo ndikon edhe në zinxhirin furnizues se tek gjithë artikujt bazikë me siguri do të ngritën çmimet”, theksoi Bellaqa.

Bellaqa ka shtuar se pagat janë të vogla dhe nuk mund të mbulojnë këto çmime të larta.

“Pagat janë të vogla për këto çmime. Rritja e çmimit të rrymës është një hap që rrezikon kategoritë e qytetarëve me të hyra të ulëta”, përfundoi Bellaqa.