Njohësi i sigurisë: Pa trupat amerikane, Kosova mund të përballet me tensione etnike dhe pasiguri

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar lidhur me lajmin e gazetës gjermane, BILD, lidhur me mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova. Ai tha se megjithëse është e mundur që trupat amerikane të tërhiqen, kjo do të varet nga zhvillimet politike, ushtarake dhe diplomatike. Sipas Shalës, një ndryshim në strategjinë e

Njohësi i sigurisë: Pa trupat amerikane, Kosova mund të përballet me tensione etnike dhe pasiguri


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar lidhur me lajmin e gazetës gjermane, BILD, lidhur me mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

Ai tha se megjithëse është e mundur që trupat amerikane të tërhiqen, kjo do të varet nga zhvillimet politike, ushtarake dhe diplomatike.

Sipas Shalës, një ndryshim në strategjinë e SHBA-së ose një angazhim më i fuqishëm i BE-së ose NATO-s mund të çonte në një tërheqje të trupave.

“Po, është e mundur që trupat amerikane të tërhiqen, por kjo do të varej nga zhvillimet politike, ushtarake dhe diplomatike. SHBA kanë ndryshuar politikat e tyre të angazhimit ushtarak në rajon përmes periudhave të ndryshme. Nëse ka një ndryshim të qëndrimeve strategjike të SHBA-së ose një marrëveshje ndërkombëtare, si një angazhim më të fuqishëm të BE-së ose të NATO-s, kjo mund të çojë në një tërheqje të trupave”, tha ai.

Ai paralajmëroi se tërheqja e trupave amerikane mund të çojë në pasoja serioze, duke rritur pasigurinë dhe mundësinë për tensione etnike.

“Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova mund të ketë pasoja serioze. Trupat amerikane janë pjesë e KFOR-it, forcave të sigurisë ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin dhe mbrojtjen e paqes në Kosovë. Pa praninë e tyre, mund të rritet pasiguria, duke përfshirë mundësinë për tensione të rinovuara mes grupeve etnike”, deklaroi ai.