Njohja nga Kenia, ambasada britanike uron Kosovën
Ambasada britanike ka uruar Kosovën për njohjen nga Kenia, përcjell albinfo.ch. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, thuhet në urimin e kësaj ambasade. Shteti i kontinentit afrikan njohu shtetësinë e Kosovës më 26 […] The post Njohja nga Kenia, ambasada britanike uron Kosovën appeared first on Albinfo.

Ambasada britanike ka uruar Kosovën për njohjen nga Kenia, përcjell albinfo.ch.
“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, thuhet në urimin e kësaj ambasade.
Shteti i kontinentit afrikan njohu shtetësinë e Kosovës më 26 mars, njohje kjo që erdhi pas afro 5 vjetësh të ngecjes së këtij procesi.
Ajo u sigurua nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili dha edhe detaje për arritjen e saj.
Në një postim në Facebook, ai tha se që nga viti 2009 kishte lobuar dhe biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen.
The post Njohja nga Kenia, ambasada britanike uron Kosovën appeared first on Albinfo.