Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka ndodhur kur dy personat po ngjiteshin në një ujëvarë të ngrirë në malin Gaustatoppen, në Norvegji, raporton BBC . Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin trupin e personit që humbi jetën prej ditësh, për shkak [...]Read More...

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka ndodhur kur dy personat po ngjiteshin në një ujëvarë të ngrirë në malin Gaustatoppen, në Norvegji, raporton BBC .

Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin trupin e personit që humbi jetën prej ditësh, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Mediat lokale raportuan se një ortek goditi malin në provincën Telemark në Norvegjinë jugore. Ekipet e shpëtimit e transportuan alpinistin tjetër, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/