Nuk “bie” Mitsotakis/ Qeveria i tij i mbijeton mocionit të mosbesimit

Mijëra qytetarë në Greqi u mblodhën mbrëmjen e kësaj të premteje në Athinë dhe Selanik ku vijuan protestat me qëllimin për të kërkuar drejtësi nga autorititeter  në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kokë më kokë në 28 shkurt të vitit 2023 humbën jetën 57 persona. [...]Read More...

Nuk “bie” Mitsotakis/ Qeveria i tij i mbijeton mocionit të mosbesimit

Mijëra qytetarë në Greqi u mblodhën mbrëmjen e kësaj të premteje në Athinë dhe Selanik ku vijuan protestat me qëllimin për të kërkuar drejtësi nga autorititeter  në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kokë më kokë në 28 shkurt të vitit 2023 humbën jetën 57 persona.

Protestuesit u përplasën me policinë në sheshin Sintagma të Athinës përballë parlamentit ku hodhën  koktej Molotov dhe sende të forta ndërsa autoritetet përdorën presion uji për të shpërndarë demonstruesit.

Autoritetet njoftuan arrestimin e dhjetëra protestuesve të dhunshëm në Athinë dhe Selanik.

Protestuesit ku mes tyre edhe familjarë të viktimave të aksidentit hekurudhor mbanin në duar  pankarta me mesazhe të tilla si  “Duam drejtësi” dhe “Jetët tona kanë vlerë”, duke theksuar nevojën për përmirësime në sigurinë e transportit publik.

Qytetarët grekë akuzojnë qeverinë se nuk ka pasur transparence në lidhje me aksidentin hekurudhor dhe me mbajtjen përgjegjës të atyre që ishin fajtor për diçka të tillë. Protestat e kësaj të premteje erdhën teksa kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis mbante fjalimin e tij në parlament për përmbylljen e diskutimit tri ditor për një mocion mosbesimi për rrëzimin e  qeverisë së tij. Mitsotakis kritkoi katër partitë që paraqitën mocionin e mosbesimit, duke thënë se ato kërkojnë të rrëzojnë qeverinë pa ofruar asnjë alternativë për zgjidhje.

PASOK, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë ishin 4 partitë që iniciuan këtë mocion por dështuan pasi nga 293 deputetë që votuan, 136 ishin pro dhe 157 të tjerë kundër./abcnews.al