“Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj
Një debat mes Eglit dhe Gjestit sot në shtëpi tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe fansave të spektaklit. Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa. Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët […]

Një debat mes Eglit dhe Gjestit sot në shtëpi tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe fansave të spektaklit.
Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa.
Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë.
Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë.
Gjesti, i acaruar, mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte inat./Telegrafi