Numërohen 78% e votave për kandidatët për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të martën se janë numëruar 78% e votave për kandidatët për deputetë. “Lidhur me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime në Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ njofton se deri më 18 shkurt, në orën 16:00, […] The post Numërohen 78% e votave për kandidatët për deputetë appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të martën se janë numëruar 78% e votave për kandidatët për deputetë.
“Lidhur me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime në Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ njofton se deri më 18 shkurt, në orën 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve apo rreth 1,970 nga 2,533 sosh”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta; votat nga votimi jashtë Kosovës; pas vendoset për ankesat eventuale nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
The post Numërohen 78% e votave për kandidatët për deputetë appeared first on Albinfo.