Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër

Numri mesatar i aksidenteve me biçikletë në rrugët zvicerane është rritur me 50% gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas statistikave të sigurimeve të aksidenteve, mes vitit 2018 dhe 2022 ndodhën gjithsej 26,100 aksidente. Nga viti 2008 deri në 2012, ndodhën 17,400 aksidente, sipas një analize të Zyres së Statistikave të Sigurimeve të Aksidenteve (SSUV). Sipas […] The post Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër appeared first on Albinfo.

Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër

Numri mesatar i aksidenteve me biçikletë në rrugët zvicerane është rritur me 50% gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas statistikave të sigurimeve të aksidenteve, mes vitit 2018 dhe 2022 ndodhën gjithsej 26,100 aksidente.

Nga viti 2008 deri në 2012, ndodhën 17,400 aksidente, sipas një analize të Zyres së Statistikave të Sigurimeve të Aksidenteve (SSUV).

Sipas njoftimit për shtyp, arsyeja kryesore e rritjes së aksidenteve është se më shumë njerëz po kalojnë më shumë kohë duke çikluar. Faktorë të tillë si moti i butë, ndryshimi i zakoneve të kohës së lirë dhe përdorimi i shtuar i biçikletave si mjet transporti luajnë një rol, transmeton albinfo.ch.

Rritja më e madhe te individët nga 55 deri në 64 vjeç

Rritja më e madhe e aksidenteve është vërejtur tek ata të moshës 55 deri në 64 vjeç, shtoi njoftimi për shtyp. Me 4,700 aksidente mes vitit 2018 dhe 2022, Suva regjistroi pothuajse dy herë më shumë aksidente se dhjetë vjet më parë. Po gjithnjë e më shumë njerëz në këtë grupmoshë po çiklojnë rregullisht, shkruan Suva.

Sipas njoftimit për shtyp, katër nga pesë aksidente me biçikletë janë të shkaktuara vetë. Suva citoi një anketë të vitit 2023, ku thuhet se një e pesta e të gjithë çiklistëve ishin të shpërqendruar gjatë ecjes. Sipas studimit, mungesa e vëmendjes është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për aksidentet me biçikletë.

 

 

The post Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër appeared first on Albinfo.