Sot ditë e nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta pritet të ketë, më të theksuara në viset malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9°C deri në 12°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29°C deri në 34°C, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Era do të jetë kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



