Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih

Vapa e madhe që ka përfshirë Zvicrën gjatë javëve të fundit po i shtyn disa njerëz drejt sjelljeve të pazakonta në përpjekje për të gjetur një vend më të freskët, transmeton albinfo.ch.
Në Cyrih, disa persona të veshur me rroba plazhi janë mbledhur pranë një varreze, duke përdorur hapësirën për të bërë banja dielli dhe për t’u çlodhur.
Sipas raportimeve në media, autoritetet lokale kanë konfirmuar se disa persona, të veshur me bikini, po qëndronin në një zonë të papërdorur të varrezës.
Megjithatë, kjo praktikë është e ndaluar dhe konsiderohet e papërshtatshme nga pikëpamja etike.
Autoritetet u kanë kërkuar personave të largohen nga zona dhe u kanë kujtuar se përdorimi i varrezave për aktivitete të tilla nuk lejohet./Albinfo.ch
The post Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



