O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

Welcome to Kosova Today

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend. Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar […]

O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona”, tha O’Brien.

Ai ka folur edhe për seancën e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe tha se “duhet të jem i qartë për qëndrimin amerikan”.

“Edhe në vendin tim ka pasur diskutime për historinë tonë”. Tha O’Brien, duke shtuar se me Vuçiqin kanë folur për shumë tema.

“Qeveria serbe është një partner i mirë i qeverisë amerikane. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ne të zbatojmë katër liritë mbi të cilat mbështetet BE-ja. Liria e lëvizjes, qeveria amerikane inkurajohet nga vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit. Presidenti Vuçiq është avokati kryesor, ne duam të vazhdojmë të sigurojmë që kufijtë të luajnë një rol sa më pak të jetë e mundur”, tha amerikani.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ndihm Shtetit Europ Euroazin James Brien Kosova Asociacionin Beogradi Serbis Aleksandar Asociacionit Srebrenic Qeveria Liria Presidenti

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ndihm Shtetit Europ Euroazin James Brien Kosova Asociacionin Beogradi Serbis Aleksandar Asociacionit Srebrenic Qeveria Liria Presidenti

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online