Oda Ekonomike Amerikane reagoi që nuk shkoi në Prokurori, zyra e Kurtit: S’e kanë detyrë të ndikojnë në procese gjyqësore
Për mosbindjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të respektuar urdhrin e gjykatës për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e rezervave shtetërore kishte reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane (OEK). Në një komunikatë për media, OEK kishte thënë se respektimi i kornizës ligjore është parakusht themelor për qeverisjen e
Për mosbindjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të respektuar urdhrin e gjykatës për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e rezervave shtetërore kishte reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane (OEK).
Në një komunikatë për media, OEK kishte thënë se respektimi i kornizës ligjore është parakusht themelor për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa kishte shtuar se mosbindja e cilitdo individ për zbatimin e urdhrave të gjykatës minon besimin e publikut.
“Refuzimi i cilitdo individ – pavarësisht pozitës – për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës. Kodi Penal, përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar. Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës”, thuhej në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.
Kjo deklaratë duket se s’i pëlqeu Kurtit, i cili përmes Zyrës së tij vendosi t’i kthejë përgjigje.
“Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”, shkroi ZKM sot në një reagim të ri mbi çështjen e dëshmisë së Kurtit.