“Ofendimet kaluan kornizat e normales, unë isha ndi keq”, Bedri Hamza për fushatën e Vetëvendosjes
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se PDK nuk ra në atë nivel, duke e ruajtur konsistencën – që të merren me prezantimin e programit. Tutje, Hamza ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë shumë probleme, për të cilat duhet

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales.
Ai ka thënë se PDK nuk ra në atë nivel, duke e ruajtur konsistencën – që të merren me prezantimin e programit.
Tutje, Hamza ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë shumë probleme, për të cilat duhet të iu ofrohen zgjidhje.
“Ne kemi qëndruar në strategjinë tonë dhe jam i lumtur që e kemi ruajtur konsistencën, edhe sot me u kthy e bëjë të njëjtën rrugë”.
“Besoj që une e kam prezantu programet, i kam identifiku mirë nevojat e Kosovës, Kosova ka probleme sa dush; ekonomike, sociale, mirëqenies, infrastrukturës, diplomacisë, etj”, ka thënë ai./T7