OKB: Turizmi në botë është rikthyer në nivelet e para Covid-it

Rreth 1.4 miliardë turistë udhëtuan jashtë vendit vitin e kaluar, njësoj si para pandemisë së Covid-it, vlerësoi agjencia e Kombeve të Bashkuara (KB Turizëm – UNWTO). Sipas UNWTO me bazë në Madrid, numri i udhëtimeve turistike ndërkombëtare në vitin 2024 tejkaloi vitin 2023 me 11 për qind (1.3 miliardë) dhe u rrit në nivelin e [...]Read More...

OKB: Turizmi në botë është rikthyer në nivelet e para Covid-it

Rreth 1.4 miliardë turistë udhëtuan jashtë vendit vitin e kaluar, njësoj si para pandemisë së Covid-it, vlerësoi agjencia e Kombeve të Bashkuara (KB Turizëm – UNWTO).

Sipas UNWTO me bazë në Madrid, numri i udhëtimeve turistike ndërkombëtare në vitin 2024 tejkaloi vitin 2023 me 11 për qind (1.3 miliardë) dhe u rrit në nivelin e vitit rekord të mëparshëm 2019, i fundit para pandemisë Covid-19.

“Turizmi në botë përfundoi rimëkëmbjen e tij nga pandemia në vitin 2024,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Turizmin Zurab Pololikashvili, duke përmendur shifra që janë më të larta se në 2019 në shumë rajone.

Në Evropë, destinacioni kryesor turistik në botë, u regjistruan 747 milionë ardhje ndërkombëtare, por mbi të gjitha falë kërkesës së madhe brenda këtij kontinenti. Kjo është pesë për qind më shumë se në 2023 dhe një për qind më shumë se në 2019, tha UNWTO.

Numri i udhëtarëve ndërkombëtarë u rrit ndjeshëm në Afrikën e Veriut (22 përqind në krahasim me nivelet para pandemisë), Lindjen e Mesme (22 përqind) dhe Amerikën Qendrore (rritje 17 përqind).

Sipas UNWTO, rajoni Azi-Paqësor pati rritjen më të lartë të vizitave në vitin 2024 – 33 për qind më shumë turistë se në 2023, falë heqjes së plotë të kufizimeve shëndetësore në Kinë. Por në atë rajon, numri i turistëve ishte akoma më i ulët se në vitin 2019, sipas UNWTO.

Pritet që rritja të vazhdojë këtë vit, në vitin 2025, me tre deri në pesë për qind, tha Pololikashvili, dhe se Azia do të udhëheqë rrugën.

Megjithatë, rritja e papritur e numrit të vizitorëve vitin e kaluar shkaktoi protesta në shumë vende për shkak të pasojave të këqija të “turizmit të tepruar”, veçanërisht në çmimet e pasurive të paluajtshme dhe dhënien me qira të tyre për banim popullatës vendase, si dhe për shkak të shpërngulja e banorëve nga zonat e qyteteve që po kthehen papritur në turistike, me qira./abcnews.al