Olti Curri në Ferma VIP? Reagon vetë ai: “Fake news”
Ditëve të fundit, kanë qarkulluar emra të ndryshëm si konkurrentë të “Ferma VIP”. Emri i blogerit Olti Curri ka qarkulluar në media se do të jetë opinionist i “Ferma VIP”. Nisur nga kjo, ai ka bërë një video, teksa e nisë me një muzikë në piano. Duke ndaluar muzikën Olti Curri thotë se sapo ka […]

Ditëve të fundit, kanë qarkulluar emra të ndryshëm si konkurrentë të “Ferma VIP”. Emri i blogerit Olti Curri ka qarkulluar në media se do të jetë opinionist i “Ferma VIP”.
Nisur nga kjo, ai ka bërë një video, teksa e nisë me një muzikë në piano. Duke ndaluar muzikën Olti Curri thotë se sapo ka arritur në Korçë dhe ka lexuar portalet që shkruajnë për të që do jetë opnionist.
“Nuk është e vërtetë, kështu që më vjen keq për ata që kanë shpresuar dhe më kanë shkruajtur sa mirë. Nuk është e vërtetë dhe nuk kam asnjë lloj komunikimi me produksionin. Kështu që Fake News!”, thotë Olti Curri.