Operacion 200 milionë euro: Milan transferon pesë yje në merkaton e verës
Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë katër yje në merkaton e verës. Milani ishte protagonist i një tjetër dështimi në kampionat dhe të disatën sezonit. Edhe të shtunën kuqezinjtë praktikisht shënuan dy gola vetë dhe nuk mundën të bënin më mirë se një gol në pjesën e dytë, duke humbur edhe një penallti në të parën. […]

Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë katër yje në merkaton e verës.
Milani ishte protagonist i një tjetër dështimi në kampionat dhe të disatën sezonit. Edhe të shtunën kuqezinjtë praktikisht shënuan dy gola vetë dhe nuk mundën të bënin më mirë se një gol në pjesën e dytë, duke humbur edhe një penallti në të parën.
Objektivi i Rosonerëve për sezonin aktual mbetet kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm dhe fitimi i Kupës së Italisë.
Sipas Calciomercato, te Milani pritet të ndodh një revolucion në verë me Leao, Theo dhe Maignan që pritet të largohen.
Sa i përket përforcimeve, Rosonerët pritet të kryejnë katër super goditje në merkaton e verës.
Në portë vendin e Maignan, pritet ta zërë portieri i Portos, Diogo Costa. Në repartin e mbrojtjes, Rosonerët synojnë transferimin e Piero Hincapie nga Bayer Leverkusen dhe Nuno Tavares nga Lazio.
Në mesfushë objektivi kryesorë mbetet Samuele Ricci, ndërsa për vijën e sulmit, Milan synon afrimin e Luis Diaz nga Liverpooli.
Këto pesë përforcime pritet të kapin vlerën e 200 milionë eurove dhe do të financohen nga shitja e treshes Leao-Theo-Maignan.