Operacion i gjerë policor në Gjermani për kapjen e sulmuesve të dy viktimave

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Gjermani për kapjen e sulmuesve të armatosur, të cilët qëlluan për vdekje dy persona një ditë më parë, njoftoi policia. Trupat e dy viktimave, të cilët ishin vrarë me armë zjarri, u gjetën para një shtëpie në Bad Nauheim, një qytet i vogël në veri […] The post Operacion i gjerë policor në Gjermani për kapjen e sulmuesve të dy viktimave appeared first on Albinfo.

Operacion i gjerë policor në Gjermani për kapjen e sulmuesve të dy viktimave

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Gjermani për kapjen e sulmuesve të armatosur, të cilët qëlluan për vdekje dy persona një ditë më parë, njoftoi policia.

Trupat e dy viktimave, të cilët ishin vrarë me armë zjarri, u gjetën para një shtëpie në Bad Nauheim, një qytet i vogël në veri të Frankfurtit, të shtunën pasdite, tha policia gjermane.

Një forcë e konsiderueshme policore është angazhuar në kërkimin e autorëve, duke përfshirë oficerë të pauniformuar dhe njësi të forcave speciale, të mbështetur nga helikopterë.

Policia theksoi se, sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka rrezik për banorët apo qytetarët e tjerë, përcjell albinfo.ch.

Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk dihen as rrethanat dhe as motivi i ngjarjes. Prokurorët dhe policët janë duke punuar për zbardhjen e çështjes.

Bad Nauheim ndodhet 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka rreth 33.000 banorë. Qyteti është i njohur ndërkombëtarisht për faktin se Elvis Presley ka kryer shërbimin e tij ushtarak aty nga viti 1958 deri në 1960 dhe gjithashtu është atje ku ai u njoh me gruan e tij, Priscilla Presley.

The post Operacion i gjerë policor në Gjermani për kapjen e sulmuesve të dy viktimave appeared first on Albinfo.