Operacion i madh i Njësisë Antidrogë- Kapen 20 pako me heroinë në vlerë 200 mijë euro

Welcome to Kosova Today

Njësia e Antidrogës ka kapur rreth 20 paketime me heroinë, 2500 euro dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën. Reshat Murseli, major i antidrogës përmes një konference për media ka treguar se vetura ishte me targa kroate, shkruan Insajderi. “Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës ka zhvilluar […]

Operacion i madh i Njësisë Antidrogë- Kapen 20 pako me heroinë në vlerë 200 mijë euro

Njësia e Antidrogës ka kapur rreth 20 paketime me heroinë, 2500 euro dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën.

Reshat Murseli, major i antidrogës përmes një konference për media ka treguar se vetura ishte me targa kroate, shkruan Insajderi.

“Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës ka zhvilluar një plan taktik ne automjete. Tek një automjet me targa kroate A.L ne bagazh 20 paketime heroinë. Në derën e bagazhit janë gjetur para ne vlerë 2500 euro dhe një celular”, ka thënë ai.

Në konferencë për media është bërë e ditur se shoferi i veturës është ndaluar për 48 orë. Ai dyshohet se është person me precedime penale dhe ka qenë i arrestuar edhe më herët.

I dyshuari, sipas policisë, vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë.

Në konferencën për media u tha se vlera totale e mallit të konfiskuar është 200 mijë euro.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Antidrog Reshat Murseli Insajderi Policia Kosov Turqis Iranit Ballkanit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Antidrog Reshat Murseli Insajderi Policia Kosov Turqis Iranit Ballkanit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online