Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, politikanin gjerman Michael Roth
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sonte në Berlin Michael Roth, me Medaljen Presidenciale të Meritave. Kjo medalje, kryetarit aktual të komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish ministër iu nda me motivacionin ‘si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që […] The post Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, politikanin gjerman Michael Roth appeared first on Albinfo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sonte në Berlin Michael Roth, me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Kjo medalje, kryetarit aktual të komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish ministër iu nda me motivacionin ‘si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat në skenën ndërkombëtare’, transmeton albinfo.ch.
“Sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, punoi përgjate 27 viteve të angazhimit të tij politik”, njofton zyra e presidentes Osmani.
The post Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, politikanin gjerman Michael Roth appeared first on Albinfo.