Osmani e falënderon Stubb: Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb. Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë një mori fotografish nga vizita e saj të mërkurën atje, ku ka shtuar se u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve. “Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! Finlanda ka qenë gjithmonë

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.
Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë një mori fotografish nga vizita e saj të mërkurën atje, ku ka shtuar se u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës – në ditët më të vështira dhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës”.
“Gjatë vizitës time në Helsinki, diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Finlandës – në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave që i bashkojnë qytetarët tanë”, pohoi Osmani.