Osmani ndan dekoratë për ushtrinë finlandeze si shenjë falënderimi për shërbimin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Finlandë ku është takuar me homologun e saj Alexander Stubb. Osmani dhe Stubb, mbajtën një konferencë për media. Aty e para e shtetit të Kosovës, ndau edhe një “medalje ushtarake” për ushtrakët finlandez si falënderim për shërbimin e tyre në Kosovës, në kuadër

Osmani ndan dekoratë për ushtrinë finlandeze si shenjë falënderimi për shërbimin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Finlandë ku është takuar me homologun e saj Alexander Stubb.

Osmani dhe Stubb, mbajtën një konferencë për media.

Aty e para e shtetit të Kosovës, ndau edhe një “medalje ushtarake” për ushtrakët finlandez si falënderim për shërbimin e tyre në Kosovës, në kuadër të KFOR-it.

7 mijë e 500 burra e gra nga Finlanda kishin shërbyer në uniformën e misionit ushtarak të KFOR-it.

Presidenti Alexander Stubb, u shpreh tejet i nderuar me këtë dekoratë nga ana e homologes së tij kosovare.

Ai tha se trupat e Finlandës do të vazhdojë të japin kontributin në KFOR, duke shtuar edhe angazhimin e tyre.