Osmani pas takimit me Këshillin e Atlantikut të Veriut: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Këshillin e Atlantikut të Veriut, përfaqësuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm në një moment vendimtar me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC).

Osmani pas takimit me Këshillin e Atlantikut të Veriut: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Këshillin e Atlantikut të Veriut, përfaqësuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm në një moment vendimtar me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC).

Osmani njoftoi se në këtë takim patën një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon, ku thotë se ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n.

“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, shkroi Osmani në Facebook.