Osmani pret ambasadorin irlandez: Heqja e masave, mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar tutje në vizionin e përbashkët të BE’së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshë dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Irlandës në Kosovë, z. Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshë dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Irlandës në Kosovë, z. Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.”
Osmani e ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe përkrahjen në organizatat ndërkombëtare. Ajo ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Irlandën, si një vend me vlera të përbashkëta demokratike dhe një aleat i çmuar i Kosovës.”
Temë diskutimi ishte edhe heqja e masave të BE’së ndaj Kosovës.
“Ndër temat kryesore të diskutimit ishte nevoja për heqjen e masave të padrejta, të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke nënvizuar se heqja e tyre do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar tutje në vlerat dhe vizionin e përbashkët të BE-së. Gjithashtu, Presidentja dhe Ambasadori Almqvist kanë biseduar edhe për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe rëndësinë e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë në këtë proces.”