Osmani priti në takim nxënësit që korrën fitore në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup nxënësish të International Maarif Schools of Kosova. Ata ishin të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj, drejtori i shkollës Omer Akpinar dhe zëvendësambasadorja e Turqisë. Gjatë takimit, përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën

Osmani priti në takim nxënësit që korrën fitore në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup nxënësish të International Maarif Schools of Kosova.

Ata ishin të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj, drejtori i shkollës Omer Akpinar dhe zëvendësambasadorja e Turqisë.

Gjatë takimit, përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, ku ekipi prej 14 nxënësish fitoi gjithsej 19 medalje, përfshirë 3 vende të para në kategorinë prestigjioze “Best of the Best” për shkencë.