Osmani pyetet nëse do t’ia mësyjë Presidencës edhe për një mandat: E diskutojmë vitin tjetër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nëse do të synojë edhe një mandat në këtë pozitë. Ajo ka thënë se për këtë temë do të diskutohet vitin e ardhshëm. Osmani nuk është përgjigjur konkretisht. “Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar

Osmani pyetet nëse do t’ia mësyjë Presidencës edhe për një mandat: E diskutojmë vitin tjetër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nëse do të synojë edhe një mandat në këtë pozitë.

Ajo ka thënë se për këtë temë do të diskutohet vitin e ardhshëm.

Osmani nuk është përgjigjur konkretisht.

“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ku do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj, do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tash”, tha ajo.