Osmani sot pasdite përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB

Welcome to Kosova Today

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të […]

Osmani sot pasdite përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiq “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”.

“Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Presidentja Vjosa Osmani Kosov Sigurimit Kombeve Bashkuara Aleksandar Serbia Prindon Sadriu Presidentes Presidentit Serbis Pamja

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Presidentja Vjosa Osmani Kosov Sigurimit Kombeve Bashkuara Aleksandar Serbia Prindon Sadriu Presidentes Presidentit Serbis Pamja

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online