Osmani në takime me dy Presidentë shtetesh që Serbia pretendonte së kanë tërhequr njohjet

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga takimet me presidentin e Sierra Leones dhe atë të Palaut, gjatë qëndrimit të saj në New York javën e kaluar.
Krahas fotografive, Osmani ka thënë se bëhet fjalë për dy shtete për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës.
“Me Presidentin e Sierra Leones dhe me Presidentin e Palaus, javën që shkoi në New York. Të dyja shtete për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës”, ka shkruar Osmani./Klankosova.tv
The post Osmani në takime me dy Presidentë shtetesh që Serbia pretendonte së kanë tërhequr njohjet appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



