Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shkëmbejnë ftesat për vizita në të dy vendet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Antalya të Turqisë ka takuar homologun e saj të Sierra Leones, Julius Maada Bio. Osmani tha se me Maada Bion folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy shteteve. “Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani. Më tej

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shkëmbejnë ftesat për vizita në të dy vendet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Antalya të Turqisë ka takuar homologun e saj të Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Osmani tha se me Maada Bion folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy shteteve.

“Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se me presidentin e Sierra Leones shkëmbyen ftesat për vizitat respektive në të dy vendet për t’i forcuar lidhjet miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.