OVL-UÇK kërkon zbardhjen e plotë të rastit Hajra

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se përkrahin iniciativën për zbardhjen e plotë të rastit “Hajra”. Gucati ka thënë se janë pro kësaj iniciative edhe për raste të tjera që janë dënuar ish-pjesëtarët e UÇK-së që nga paslufta e deri sot, përfshi këtu edhe rastet

OVL-UÇK kërkon zbardhjen e plotë të rastit Hajra

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se përkrahin iniciativën për zbardhjen e plotë të rastit “Hajra”.

Gucati ka thënë se janë pro kësaj iniciative edhe për raste të tjera që janë dënuar ish-pjesëtarët e UÇK-së që nga paslufta e deri sot, përfshi këtu edhe rastet e Gjykatës Speciale.

“Duke e analizuar situatën aktuale për padrejtësitë që po u bëhen pjesëtarëve të UÇK-së, dhe ato që janë bërë në vazhdimësi, duke filluar nga ‘gjykata’ e UNMIK-ut, për rastin ‘Hajra’, ku vëllezërit Ramadani u dënuan, pa prova e fakte, vetëm për ta mbyllur procesin, e që kjo është shkelje e rëndë ligjore dhe të drejtave të njeriut, që dikush të dënohet sa për të thënë se ‘gjykatat’ po funksionojnë, dhe tani, pas sa e sa viteve kur kërkohet që drejtësia të vije në vend, organet e drejtësisë ose heshtin, ose zhduken provat (ashtu siç edhe ndodhi me rastin ‘Hajra’ e raste tjera), prandaj ne si OVL-UÇK, përkrahim iniciativën për zbardhjen e plotë të rastit ‘Hajra’ dhe të shumë rasteve tjera që janë dënuar ish-pjesëtarët e UÇK-së që nga paslufta e deri sot, përfshi këtu edhe rastet e “gjykatës speciale”, ka shkruar ai në facebook.

Më tutje Gucati ka thënë se OVL – UÇK nuk qëndron kundër institucioneve të drejtësisë, “por gjykatave të njëanshme e politike që po i gjykojnë e dënojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së, pa baza ligjore, me dëshmi të paqëndrueshme e me dëshmitar të rrejshëm, vetëm e vetëm për përfitimet e tyre personale”.