P Diddy i shtohen edhe dy akuza: Detyrim i dy grave në akte seksi dhe varja e një personi
Zgjerohet çështja e reperit Sean “Diddy” Combs, nga prokurorët e Nju Jork-ut. Ditën e djeshme reperit i janë shtuar dhe dy akuza të tjera kundër tij. I akuzuar fillimisht për shantazh, trafikim seksual me dhunë dhe prostitucion, kësaj here dy akuzat që rëndojnë mbi të janë, detyrim i dy grave në akte seksi komerciale dhe […]

Zgjerohet çështja e reperit Sean “Diddy” Combs, nga prokurorët e Nju Jork-ut. Ditën e djeshme reperit i janë shtuar dhe dy akuza të tjera kundër tij.
I akuzuar fillimisht për shantazh, trafikim seksual me dhunë dhe prostitucion, kësaj here dy akuzat që rëndojnë mbi të janë, detyrim i dy grave në akte seksi komerciale dhe varja e një personi mbi ballkonin e një apartamenti. Ai i ka mohuar këto akuza, gjithashtu dhe cështjen penale federale, ku janë më shumë se 30 padi të veçanta.
Në përgjigje të aktakuzës zëvendësuese, avokati i tij, Marc Agnifilo, është shprehur se çështja e prokurorisë mbetet e mangët.
“Qeveria ka shtuar teorinë qesharake se dy nga ish-të dashurat e z. Combs nuk ishin aspak të dashura, por ishin prostituta. Zoti Combs është po aq i përkushtuar sa kurrë për të luftuar këto akuza dhe për të fituar në gjyq”, shprehet avokati i reperit.
Në dosjen e re, prokurorët pretendojnë se Combs “përdori forcë, kërcënime me forcë dhe shtrëngim, për të shkaktuar viktima, duke përfshirë por pa u kufizuar në tre viktima femra” për t’u përfshirë në akte seksuale komerciale.