Pacolli e rindërtoi në muze, shkollën në Marec ku mësoi si fëmijë (FOTO)

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vendosur ta rindërtojë shkollën fillore “Lirija” në Marec – në të cilën ai vetë kishte ndjekur mësimet si fëmijë – dhe ta shndërrojë në një shkollë-muze. Objekti i ndërtuar fillimisht në vitin 1958, por i shkatërruar nga vërshimet në vitin 1983, do të ruajë historinë, dokumentet dhe kujtimet e

Pacolli e rindërtoi në muze, shkollën në Marec ku mësoi si fëmijë (FOTO)

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vendosur ta rindërtojë shkollën fillore “Lirija” në Marec – në të cilën ai vetë kishte ndjekur mësimet si fëmijë – dhe ta shndërrojë në një shkollë-muze.

Objekti i ndërtuar fillimisht në vitin 1958, por i shkatërruar nga vërshimet në vitin 1983, do të ruajë historinë, dokumentet dhe kujtimet e brezave që mësuan aty.

”Sa herë marr rrugë për vendlindjen time – Marec, më kthehen kujtime të shumta. Ndër to, më të dashurat janë nga koha kur isha nxënës në shkollën fillore “Lirija”, me shokët dhe shoqet e mi, me buzëqeshje të sinqerta dhe ditë të mbushura me ëndrra.

Kjo shkollë, e ndërtuar në vitin 1958, ishte vendi ku hodha hapat e parë drejt dijes. Për fat të keq, u shkatërrua nga vërshimet në vitin 1983. Por kujtimet për të nuk u zhdukën kurrë – ato mbetën të gjalla në zemrën time dhe të secilit banor të Marecit.

Pikërisht për këtë arsye vendosa ta rindërtoj, ashtu siç ishte dikur, duke e shndërruar në shkollë-muze. Një vend që ruan historinë, dokumentet, ditarët dhe përkushtimin e atyre që punuan dhe mësuan aty me shumë mund.

Kjo është një mënyrë për të nderuar të kaluarën tonë dhe për t’i dhënë brezave të rinj një pasqyrë të rrënjëve të tyre”.