Paditet këngëtari i njohur, akuzohet se ofendoi Giorgia Meloni

Lideri i grupit muzikor Placebo, Brian Molko, është akuzuar për shpifje pasi kishte fyer kryeministren e Italisë Giorgia Meloni gjatë një koncerti. Brian Molko nisi të ofendonte në italisht Melonin, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, në skenë në festivalin Sonic Park në Torino, në korrik të vitit 2023. Duke […]

Paditet këngëtari i njohur, akuzohet se ofendoi Giorgia Meloni

Lideri i grupit muzikor Placebo, Brian Molko, është akuzuar për shpifje pasi kishte fyer kryeministren e Italisë Giorgia Meloni gjatë një koncerti.

Brian Molko nisi të ofendonte në italisht Melonin, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, në skenë në festivalin Sonic Park në Torino, në korrik të vitit 2023.

Duke folur para rreth 5000 fansave, vokalisti i grupit të rock-ut alternativ e quajti kryeministren një “copë m***” dhe e përshkroi atë si “fashiste” dhe “raciste”.

Fjalët e tij nxitën brohoritje nga publiku.

Prokurorët në Torino hapën zyrtarisht një hetim ndaj Molkos për “përçmim të institucioneve” në gusht të 2023-shit.

Raportet në Itali thonë se Ministria e Drejtësisë tani po i lejon prokurorët të ecin përpara me procedurat ligjore.

Ai mund të gjobitet deri në 5,000 euro nëse shpallet fajtor.