Pagjumësia më e theksuar tek gratë, si të gjeni zgjidhje

Welcome to Kosova Today

Gjumë i paktë mund të çojë në probleme shëndetësore, që nga lehtësia për t’u ftohur apo për të shtuar në peshë, tek rreziku për sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Për shëndet më të mirë, të rriturit duhet të flenë 7-9 orë çdo ditë. Por më shumë se 60% e grave nuk e bëjnë një gjë […]

Pagjumësia më e theksuar tek gratë, si të gjeni zgjidhje

Gjumë i paktë mund të çojë në probleme shëndetësore, që nga lehtësia për t’u ftohur apo për të shtuar në peshë, tek rreziku për sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Për shëndet më të mirë, të rriturit duhet të flenë 7-9 orë çdo ditë. Por më shumë se 60% e grave nuk e bëjnë një gjë të tillë duke fjetur shumë pak.

Por çfarë mund të bëni për një gjumë të mirë?

Krijoni një një hapësirë komode: dhoma juaj duhet të jetë e dedikuar për gjumë dhe intimitet. Mos mbani televizor, kompjuter, tablet, laptopë apo gjëra të tjera në atë hapësirë.

Dremisni vetëm nëse është e nevojshme: të dremisësh një orë a dy në kulmin e pasdites mund të zëvendësojnë orët e humbura gjatë natës. Por dremitjet gjithashtu ndërhyjnë në aftësinë tuaj për të fjetur gjatë natës dhe çorientojnë oraret e gjumit.

Shmangni kafetinën pasdite, kini kujdes me alkoolin: kafeina qëndron në trupin tuaj për 12 orë. Alkooli vepron si qetësues por gjithashtu e pengon gjumin.

Ushtrohuni rregullisht, por jo më vonë se tre orë para gjumit. Ushtrimet veprojnë si nxitës afatshkurtër.

Vini synime afatgjata: kini parasysh se nëse ju për vite me radhë nuk keni fjetur mjaftueshëm, duhet pak kohë që të rikuperoni humbjet. Planifikoni një pushim me një program të thjeshtë dhe me pak detyrime (jo një tur nëpër muzetë e Evropës apo ndonjë dasmë). Pastaj hiqeni alarmin dhe flini çdo natë deri kur të zgjoheni vetë natyrshëm. Në fillim mund të flini edhe 12 orë apo më shumë; në fund do të keni energjitë e duhura që do ju bëjnë të zgjoheni të freskët.

Shmangni rinisjen e një cikli tjetër: përpiquni të shkoni në krevat dhe të çoheni çdo ditë në të njëjtën orë, të paktën gjatë javës. Nëse është e nevojshme, përdorini fundjavat për të rikuperuar gjumin e humbur.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Krijoni Dremisni Shmangni Alkooli Ushtrohuni Ushtrimet Planifikoni Evrop Pastaj

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Krijoni Dremisni Shmangni Alkooli Ushtrohuni Ushtrimet Planifikoni Evrop Pastaj

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online