Keni para në xhep, por mbi 1.000 euro nuk mund të paguani në kesh
Që nga telefonat dhe televizorët e deri te mobiliet dhe pajisjet shtëpiake – për produkte më të shtrenjta qytetarët duhet të përdorin kartelën ose pagesën përmes llogarisë me pagesë në Maqedoninë e Veriut.
Limiti është vendosur për parandalimin e shpëlarjes së parave, por shumë vetë ende nuk e dinë se kjo vlen edhe gjatë blerjes së zakonshme në dyqan, përcjell INA.
Bleni një telefon celular, keni para në dorë (kesh), shkoni te kasa për të paguar, ndërsa shitësi ju thotë se nuk mund t’i pranojë paratë. Duhet me kartelë ose përmes bankës. Pikërisht një situatë e tillë i ka ndodhur një blerësi në një dyqan të telefonave celularë.
“Po blija një telefon celular dhe te kasa më me treguan se nuk mund të paguaja në kesh. Pagova në kesh vetëm 61.000 denarë, pjesën tjetër e dopagova me kartelë”, tregon blerësi.
Për shumë njerëz kjo mund të jetë një surprises, por kufizimi nuk është i ri. Në Maqedoni nga 1 janari 2025 vlen ndalesa për pagesa me para në dorë për mallra dhe shërbime në vlerë prej 1.000 eurosh ose më shumë në kundërvlerë me denarë. Një kufizim i tillë existonte edhe në vitin 2019, më pas kufiri i sipërm u rrit për t’u uqur përsëri nga 1 janari nga 2.000 në 1.000 euro sa lejohen për pagesat me para në dorë.
Rregulli rrjedh nga Ligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Me të është paraparë që nga 1 janari 2025 ndalesa të zbatohet për pagesat me para në dorë (kesh) mbi 1.000 euro në një ose më shumë transaksione të lidhura me njëra-tjetrën.
Me ligj rregullohet ndalesa për pagesën me kesh të mallrave dhe shërbimeve, kur pagesa nuk kryhet përmes bankës, kursimores ose llogarisë në një institucion tjetër që ofron shërbime pagesash.
DAP (Drejtoria e Të Hyrave Publike) kryen mbikëqyrjen mbi zbatimin e ndalesës, ndërsa detyrimi ligjor vlen si për tregtarët, ashtu edhe për blerësit. Sipas ligjit, pagesa nuk bëhet vetëm përmes kartelës, ekziston mundësia të paguhet edhe përmes bankës, gjegjësisht përmes llogarisë me pagesë. Mirëpo, pagesa me kartëmonedha drejtpërdrejt në kasë për një vlerë që arrin pragun ligjor, nuk është e lejuar.
Ligji parahap edhe gjoba për tregtarët që do të pranojnë para në dorë në kundërshtim me ndalesën. Gjobat varen nga madhësia e kompanisë dhe lëvizin nga 5.000 deri në 40.000 euro në kundërvlerë me denarë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.