Papa Françesku e quan të turpshëm planin e Trump për dëbimin e emigrantëve
Papa Françesku ka thënë se plani i Donald Trump për të dëbuar emigrantët e paligjshëm nga SHBA do të ishte një “turp” nëse do të realizohej. Sipas mediave të huaja, duke folur për një program televiziv italian nga rezidenca e tij në Vatikan, Papa Françesku tha se nëse planet do të realizoheshin, Trump do të […] The post Papa Françesku e quan të turpshëm planin e Trump për dëbimin e emigrantëve appeared first on Albinfo.

Papa Françesku ka thënë se plani i Donald Trump për të dëbuar emigrantët e paligjshëm nga SHBA do të ishte një “turp” nëse do të realizohej.
Sipas mediave të huaja, duke folur për një program televiziv italian nga rezidenca e tij në Vatikan, Papa Françesku tha se nëse planet do të realizoheshin, Trump do të bënte një ‘vepër të mjerë pa asnjë përfitim’.
“Kjo nuk është e drejtë. Ju nuk i zgjidhni kështu problemet,” tha ai, shkruan A2 CNN.
Trump ka premtuar se do të fillojë dëbimin më të madh të emigrantëve pa dokumente në historinë e SHBA-së menjëherë, pasi të marrë detyrën.
Në një mesazh drejtuar Trumpit të hënën, Papa Françesku i ofroi atij “përshëndetje të përzemërta” dhe i kërkoi atij të udhëheqë një shoqëri “pa hapësirë për urrejtje, diskriminim apo përjashtim” dhe të promovojë “paqen dhe pajtimin midis popujve”.
The post Papa Françesku e quan të turpshëm planin e Trump për dëbimin e emigrantëve appeared first on Albinfo.