Papa i ri, katër emra në garë/ Të favorizuar sekretari i shtetit të Vatikanit dhe tre kardinalë të tjerë
Ngushtohet Lista e Kandidatëve që mund të jenë pasardhës të Papa Françeskut. Sipas mediave italiane, Konklava e njohur ndryshe si Kolegji i Kardinalëve pritet që të shohë me prioritet 4 kandidatë. I pari është Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit ka qenë një figure kyçe gjatë Papatit të Françeskut. I konsideruar një diplomat i [...]Read More...

Ngushtohet Lista e Kandidatëve që mund të jenë pasardhës të Papa Françeskut. Sipas mediave italiane, Konklava e njohur ndryshe si Kolegji i Kardinalëve pritet që të shohë me prioritet 4 kandidatë.
I pari është Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit ka qenë një figure kyçe gjatë Papatit të Françeskut. I konsideruar një diplomat i rafinuar dhe i moderuar,i vlerësuar në të gjithë bordin për ekuilibrin dhe maturinë e tij, ai zotëron një njohuri të madhe për balancat e brendshme të pushtetit të Vatikan. Emri i tij mund të përfaqësojë një kompromis të duhur për të arritur tymin e bardhë nga Vatikani brenda një kohe të shkurtër.
Kandidati i Dytë që sipas mediave Italiane do të përfaqësonte pasardhësin e përsosur të Bergolios është padyshim Luis Antonio Talge, kardinali Filipinas , ish Kryepeshkjopi i Manilës i njohur si Francesku Aziatik. Luis Antonio Tagle njihet si një progresisht shumë afër ndjeshmërisë së Papa Françeskut dhe zgjedhja e tij në Krye të Vatikanit do të konsiderohej një vazhdimësi e Papatit të Franceskut por në të njejtën kohë do të sillte edhe një levizje historike. Ai do të ishte i pari Papë Aziatik i cili besohet se do të përhapte më thellë katolicizmin në Azi.
Një profil diametralisht i kundër me atë të Tagle është ai i Kardinalit Hungerez Peter Erdo, Kryepeshkopi i Budapestit i cili është i treti në këtë listë. Një konservator i Kulturuar me një intelekt të lartë dhe i rritur nën komunizmin sovjetik, ai ka një qajse dukshëm më pro jetës dhe eshtë kundër beqarisë facultative për priftërinjtë dhe pranimit të bashkimit të Homoseksualëve. Figura e tij konsiderohet kyçe për të gjetur Ekuilibrin e Humbur mes Lindjes dhe Perëndimit.
Kandidati i katërt është kardinali Fridolin Ambongu Besungu, Kryepeshkopi i Republikës Demokratike të Kongos i cili besohet se mund të hap një dritë të re drejt jugut të botës. Me orientim Françeskan, por vite dritë larg ideve të Bergolios, Besunu do të ishte papa i parë me ngjyrë me origjinë Afrikane. Ai do të kënaqte Krehun më Konservator të Klerit duke pasur parasysh pozicionet e tij pro familjes dhe kundërshimin e tij të qartë ndaj Homoseksualëve. Megjithatë zgjedhja e tij duket e pamunudr për shkak të mbizotërimit të forte të kardinalëve progresist dhe reforimstë të emëruar nga Francesku.
Janë më shumë se 240 kardinalë që do të marrin pjesë në zgjedhjen e Papës së ri, megjithatë vetëm 130 prej tyre kanë të drejtë vote pasi janë nën moshën 80 vjecare.
/ abcnews.al