Papa lë spitalin të dielën/ Ati i Shenjtë, në gjendje të mirë pas pesë javësh kurim

VATIKAN- Papa Francesku do të dale nga spitali Gemeli (xhemeli) i Romës të dielën. Pas 5 javësh i shtruar Spital gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është përmirësuar megjithatë mjekët njoftuan se ai do të ketë nevojë për pushim për të paktën dy muaj pasi të lërë spitalin. Ati i Shenjtë po shërohet nga Pneumonia [...]Read More...

Papa lë spitalin të dielën/ Ati i Shenjtë, në gjendje të mirë pas pesë javësh kurim

VATIKAN- Papa Francesku do të dale nga spitali Gemeli (xhemeli) i Romës të dielën.

Pas 5 javësh i shtruar Spital gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është përmirësuar megjithatë mjekët njoftuan se ai do të ketë nevojë për pushim për të paktën dy muaj pasi të lërë spitalin.

Ati i Shenjtë po shërohet nga Pneumonia e dyfishtë që ka prekur dy mushkëritë e tij ndërsa situata e tij shëndetësore ka qenë kritike here pas here përgjatë këtyre 5 javëve.

Papa Francesku është përballur me kriza të vazhdueshme në frymëmarrje që kanë kërkuar vendosjen e sasive shtesë të oksigjenit si dhe me një insuficencë të veshkave të tij.

Që prej 14 shkurtit kur u shtrua në Spital, Ati i Shenjtë është parë vetëm një here në një foto të publikuar nga Vatikani javën e shkuar.

Më herët Vatikiani kishte thënë se Ati i Shenjtë do të bënte një paraqitje të dielën nga dritarja e Spitalit të tij për të përshëndetur besimtarët, por pasditen e kësaj të shtune mjekët konfirmuan se Papa Francesku do të lërë spitalin.

Përmirësimi I gjendjes Shëndetësore të Papa Franceskut sipas mjekëve ka ardhur pasi ai ka treguar përgjatë ditëve të fundit se nuk ka pasur më nevojë për sasi të larta të oksigjeni shtesë./abcnews.al