Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Nuk duhet t’i nënshtrohemi logjikës së armëve dhe konfliktit

Ndërsa sytë janë kthyer tek samiti që do të mbahet në Alaskës, në takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një reagim për situatën e luftës ka bërë edhe Papa Leoni XIV. Ai ka bërë thirrje që vendet të mos i nënshtrohen logjikës së armëve dhe konfliktit. “Mjerisht, sot [...]Read More...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Nuk duhet t’i nënshtrohemi logjikës së armëve dhe konfliktit

Ndërsa sytë janë kthyer tek samiti që do të mbahet në Alaskës, në takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një reagim për situatën e luftës ka bërë edhe Papa Leoni XIV.

Ai ka bërë thirrje që vendet të mos i nënshtrohen logjikës së armëve dhe konfliktit.

“Mjerisht, sot ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes së dhunës në botë, gjithnjë e më të shurdhër dhe të pandjeshëm ndaj çdo impulsi njerëzor. Por pavarësisht kësaj nuk duhet të humbasim shpresën. Duhet të lutemi për paqe”, ka thënë ai.

Nga Castek Gandolfo, Papa Leoni XIV bëri thirrje që jeta njerëzore të vlerësohet dhe që askush të mos humbë në rrugën e së keqes.

/abcnews.al/