Paqja në Ukrainë, Rubio thirrje Zelenskyt dhe Putinit: Paraqitni kushtet

Administrata e Presidentit, Donald Trump tashmë po e bën të qartë se SHBA po ndryshon kursin në strategjinë e saj për Ukrainën. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u bërë thirrje të dyja palëve që të “japin diçka” për t’i dhënë fund konfliktit. “Presidenti tha kur ai ishte duke bërë fushatë, ai dëshiron që vdekja të [...]Read More...

Paqja në Ukrainë, Rubio thirrje Zelenskyt dhe Putinit: Paraqitni kushtet

Administrata e Presidentit, Donald Trump tashmë po e bën të qartë se SHBA po ndryshon kursin në strategjinë e saj për Ukrainën.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u bërë thirrje të dyja palëve që të “japin diçka” për t’i dhënë fund konfliktit.

“Presidenti tha kur ai ishte duke bërë fushatë, ai dëshiron që vdekja të ndalet. Ai dëshiron që shkatërrimi të ndalet. Mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve. Tani, a do të jetë e lehtë? A do të jetë e komplikuar? Sigurisht, sepse çdo palë do të duhet të japë diçka”, tha Rubio, duke folur për NBC News në ditën e parë të plotë të presidencës së Trump.

I pyetur se çfarë mesazhi do të dërgonte nëse Rusia është në gjendje të mbajë tokën ukrainase pa pasoja, Rubio tha se vendi “tashmë është përballur me pasoja” në formën e sanksioneve, inflacionit dhe jetëve të humbura.