Parisi dhe Londra propozojnë armëpushim në Ukrainë
Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim njëmujor në Ukrainë që do të përfshinte sulmet nga ajri, në det dhe në infrastrukturën energjetike. Presidenti francez beson Emmanuel Macron beson se evropianët duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në rreth 3 deri në 3.5% të PBB-së krahasuar me 2%, në mënyrë që Evropa t’i përgjigjet shkëputjes [...]Read More...

Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim njëmujor në Ukrainë që do të përfshinte sulmet nga ajri, në det dhe në infrastrukturën energjetike.
Presidenti francez beson Emmanuel Macron beson se evropianët duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në rreth 3 deri në 3.5% të PBB-së krahasuar me 2%, në mënyrë që Evropa t’i përgjigjet shkëputjes amerikane nga siguria evropiane.
“Aleanca e vullnetit”, siç e quajti kryeministri britanik Keir Starmer, i cili organizoi Samitin në Londër, deklaron gatishmërinë e saj për të ndërmarrë veprime në mënyrë që Ukraina të ulet në tryezën e negociatave nga një pozicion i fortë, që të ketë garanci të forta sigurie që do të ndalojnë agresionin rus dhe që marrëdhëniet euro-atlantike të mos prishen.