Pas mbylljes 13-vjeçare, Gjermania rihapë ambasadën në Siri
Pas mbylljes 13-vjeçare, sot Gjermania ka rihapur ambasadën e saj në Damask. Ambasada, e cila u mbyll në vitin 2012 në mes të luftës civile siriane, u rihap zyrtarisht nga Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila po viziton Sirinë për herë të dytë që nga rënia e regjimit të Asadit, raporton DW. Baerbock […] The post Pas mbylljes 13-vjeçare, Gjermania rihapë ambasadën në Siri appeared first on Albinfo.

Pas mbylljes 13-vjeçare, sot Gjermania ka rihapur ambasadën e saj në Damask.
Ambasada, e cila u mbyll në vitin 2012 në mes të luftës civile siriane, u rihap zyrtarisht nga Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila po viziton Sirinë për herë të dytë që nga rënia e regjimit të Asadit, raporton DW.
Baerbock ka njoftuar se një numër i vogël diplomatësh gjermanë do të rifillojnë aktivitetet e tyre në Damask, por puna konsullore, si lëshimi i vizave, do të vazhdojë në Bejrut në Libanin fqinj, transmeton albinfo.ch.
Hapja e ambasadës shënon një hap të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve midis Berlinit dhe udhëheqjes në Damask, e cila po përballet me probleme humanitare dhe të sigurisë ndërsa përpiqet të rindërtojë vendin pas rënies së Asadit.
Ndryshe, mbi një milion sirianë, shumë prej të cilëve u larguan nga atdheu i tyre gjatë luftës së përgjakshme civile, jetojnë në Gjermani.
The post Pas mbylljes 13-vjeçare, Gjermania rihapë ambasadën në Siri appeared first on Albinfo.